6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Prizren/ Paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për falsifikim të dokumenteve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurve me iniciale M.H nga fshati Randobravë, Komuna e Prizrenit, D.G. nga fshati Sërbicë e Ulët, Komuna e Prizrenit, A.R. nga Fushë Kosova, F.XH. nga Prishtina, B.A. nga Prishtina, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje, falsifikim i dokumentit nga neni 390 par. 3 lidhur me para.2. e në lidhje me nenin 31 të KPRK-së, shkruan “PrizrenPress”.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 09.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 08.11.2019.

“Që nga fillimi i vitit 2018, e deri më datën 09.10.2019, në Prizren dhe Prishtinë të pandehurit e lartë cekur, përpilojn dokumente të falsifikuara, me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve origjinale, ashtu që duke qenë në bashkim të një grupi të strukturuar mes vete dhe duke ndarë rolet, veprojnë në bashkëpunim me qëllim të kryerjes së veprave penale për përfitim të dobisë pasurore, në atë mënyrë që persona të ndryshëm të cilët nuk kanë aplikuar fare për sigurimin e dokumentit në institucionet përkatëse, merren vesh fillimisht me të pandehurit me iniciale M.H. dhe D.G. të cilat kërkesa gojore këta të fundit i përcjellin tek i pandehuri me iniciale A.R., i cili më pas i përcjell tek e pandehura me iniciale F.XH. dhe kjo e fundit tek i pandehuri me inciale B.A. i cili i falsifikon dokumentet në fjalë duke i paisur aplikuesit/qytetarët me diploma falëse për kryerje të veprimatrisë së pavarur, kinse të lëshuar nga Qendra për Aftësim Profesional “Dituria” me seli në Podujevë. Të njejtit në mënyrë të organizuar si më lartë, përpilojn dokumente të falsifikuara të shkollave të mesme dhe i paisin me to qytetarët në kundërvlerë të pagesave prej 1300 deri në 2000 euro për diplomë, me çrast të pandehurit me iniciale M.H. dhe A.R. kapën në flagrancë duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës shkollore të falsifikuar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Lajmet e Fundit