17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Prizren: Përurohet shkolla për fëmijë me dëgjim të dobësuar

Nxënësit me dëgjim të dobësuar në Prizren do të kenë kushte më të mira prej të mërkurës. Shkolla e tyre është rinovuar me investime private të drejtoreshës së “Spar Kosova”, Jeta Rukiqi.

Pas këtij investimi në rinovim të ambienteve të shkollës, ajo pritet të investojë edhe në aparate dëgjimi për rreth 30 nxënës.

Ceremonia e hapjes së shkollës së rinovuar, është bërë të mërkurën në Prizren.

Jeta Rukiqi, është shprehur e lumtur me investimin dhe kushtet e krijuara për këta nxënës. Ajo, ka premtuar investime tjera për ta.

“Përderisa po e mendoja se si do të mund të gjeja fjalët e duhura në hyrje të fjalës sime sot, me erdhën në mendje fjalët e humanistes sonë të shenjtë, Nenës Terezë, e cila thoshte: ‘Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, por vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe’”, ka thënë ajo.

“Unë e kam parë dhe e di mirë se kjo shkollë ka nevojë për shumë më shumë se sa kam dhënë nga kursimet e mia, ama e di edhe se shumë prej nesh që punojmë dhe të tjerë që nuk janë këtu, e kanë mundësinë për të ndarë nga pak prej pasurisë se tyre duke bërë mjaftueshëm për këtë vend”, ka vazhduar ajo.

Kjo shkollë, është e vetmja në Kosovë në të cilën vijojnë shkollimin nxënës me dëgjim dhe të folur me pengesa./Gazeta Express/

Më Shumë

I caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve personit që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

  Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se të dyshuari me inicialet O.M i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pasi...

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Lajmet e Fundit