18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Prizren, pesë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit për tre (3) të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, vodhën një lopë

Ditën e premte në Suharekë janë arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë vjedhur një kafshë. Kafsha në fjalë i është kthyer pronarit të vet. Kliko ...

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Lajmet e Fundit