Prizren, pesë persona arrestohen për drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar të premten, pasi janë kapur me substanca të dyshuara narkotike, raporton PrizrenPress.

Sipas policisë pesë personat janë ndaluar në dy raste të ndryshme, në Prizren.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e plota sipas raportit 24 orësh të policisë:

· Rr. Enver Haradinaj, Prizren 07.08.2020-15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.27 gram, një grinder dhe një pako me rizlla. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Nijazi Alishani, Prizren, 07.08.2020-16:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit, në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 18.82 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një shufër metalike dhe një pako me rrizlla. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Muharremaj falënderon qytetarët e Suharekës për kulturën demokratike

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar maturinë, qetësinë dhe kulturën demokratike të treguar...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit