13 C
Prizren
E hënë, 27 Janar, 2025

Prizren: Pranon fajësinë për dhënie ryshfeti, shtetasi i Shqipërisë dënohet me 500 euro gjobë dhe 6 muaj burgim me kusht

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, Ronaldo Ramadani, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është dënuar me 500 euro gjobë dhe me 6 muaj burgim me kusht, për dhënie të ryshfetit.

I akuzuari paraprakisht me avokatin e tij Bekim Kadolli, kishin arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokuroren Ervehe Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afatin prej 1 viti nuk kryen ndonjë tjetër vepër penale, ndërsa  në dënimin me gjobë do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 27.01.2021, ku për çdo ditë të kaluar në paraburgin do t’i llogariten nga 20 euro.

Kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, po ashtu e njoftoi të akuzuarin që është i obliguar që në emër të puashallit gjyqësor të paguaj shumën prej 400 euro, ndërsa edhe 50 euro në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit.

Po ashtu, gjykata vendsoi që të bëhet edhe konfiskimi i dy kartmonedhave nga 20 euro, të cilat kanë qenë mjet i kryerjes së veprës penale dhe të akuzuarit t’i ndërprehet masa e paraburgimit.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Ronaldo Ramadani, akuzohet se me  27.01.2021, rreth orës 22:40 minuta në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron personit zyrtar dhe atë oficeres Mirjeta Memaj, zyrtare policore prane PKK ne Vermicë shumën e të hollave prej dyzetë euro (2×20), si dhuratë të paarsyeshme, në mënyrë që personi zyrtar të mos vepoj në pajtim me detyrën e saj zyrtare në atë mënyrë që derisa e njëjta ka qenë duke bërë kontrollimin dhe regjistrimin e dokumenteve në kabinen nr 4 pranë PKK V?rmicë, ndalet për kontrollë automjeti të cilin ka qenë duke e drejtuar Arzan Dalipi , shtetas i Republikes së Shqipërisë ndersa si bashkëudhtar ka qenë këtu i pandehuri, i cili në dokumentet e tij kishte vendosur kartëmonedhat e cekura si më lartë.

Në pyetjen e zyrtares policore se çfarq janë këto të holla, ai i është përgjigjur “se janë për të pirë një kafe” , dhe këtë për arsye se kishte tentuar dy herë më heret për të kaluar kufirin por ishte kthyer nga zyrtaret policor pasi nuk posedonte karten e identitetit.

Me këto veprime Ronaldo Ramadani, auzohet se ka kryer veprën penale “Dhënie e ryshfetit”./BetimipërDrejtësi.

Më Shumë

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj, merr mbështetje të madhe në Krushë, Lubizhdë dhe Arbanë

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, po merr mbështetje të madhe nga qytetarët e Prizrenit. Në takimet e zhvilluara në Krushë, Lubizhdë dhe...

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 15 gradë Celsius

Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shperndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat...

Ylli pret Bashkimin

Marshi i hienave

Lajmet e Fundit