19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Prizren: Prokurorja Ervehe Gashi tërhiqet nga rasti i ProCredit Bank

Gjykata themelore ne prizrenNë Gjykatën Themelore të Prizrenit të enjten ishte planifikuar të mbahej gjykimi ndaj ish-punëtorit të Pro-Credit Bankës, Abdullah Thaçit, i cili po akuzohet për zbulim të fshehtësisë zyrtare, vepër kjo e dënueshme deri në tri vjet burg sipas Kodit Penal të Kosovës.Mirëpo, për shkak të grevës së gjykatësve, kjo seancë gjyqësore është shtyrë.

Kallxo.com ka kuptuar se prokurorja e rastit Ervehe Gashi është tërhequr nga ky rast. Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi edhe kryeprokurori Metush Biraj.

“Për shkak të përgjegjësisë rreth këtij rasti, në kolegj kemi vendosur që rastin ta marrë një prokuror tjetër”, tha Biraj.

Emisioni “Jeta në Kosovë” të 5 shkurtit rreth “Largimeve nga puna në Pro-Credit Bank”, ndër të tjera kishte raportuar për konfliktin e mundshëm të interesit për prokuroren e rastit Ervehe Gashi, e cila e ka të punësuar dhëndrin e saj në zyrën ligjore të ProCredit Bankës.

Si rezultat i këtij fakti, tani në rastin e ish-punëtorit të ProCredit Bankës është një prokuror tjetër.

“Po tani rastin do ta përfaqësojë prokurori i krimeve të rënda, Sefer Morina”, tha kryeprokurori Metush Biraj.

Në këtë rast është ndërruar edhe kryetari i trupit gjykues. Fillimisht këtë rast e gjykonte gjykatësi i krimeve të rënda Xhevdet Elshani, i cili për shkaqe shëndetësore nuk është duke e vazhduar punën në gjykatë.

Pas tij, lënda i është ndarë gjykatësit tjetër të krimeve të rënda, Skender Çoçaj.

Kallxo.com ka kuptuar se gjykatësi Çoçaj është tërhequr nga rasti për shkak të konfliktit të mundshëm të interesit, ngase vjen nga i njëjti fshat me drejtorin e DKA-së në Prizren Nexhat Çoçaj, i cili është i implikuar në këtë rast.

Tani lëndën e ish-punëtorit të Pro-Credit Bank do ta gjykojë gjykatësja e krimeve të rënda Raima Elelzi.

Abdullah Thaçi akuzohet se më 31 korrik të vitit 2012 derisa ishte në orar të punës në cilësi të personit zyrtar dhe pa pasur autorizim u qaset llogarive bankare të klientëve të kësaj banke, Nexhat Çoçajt – drejtor i Arsimit në Prizren dhe Bekim Thaçit – mësimdhënës.

Sipas aktakuzës, ai ka thyer procedurat e aplikueshme bankare, e pikërisht marrëveshjen mbi konfidencialitetin dhe moszbulimin e informacioneve bankare.

Abdullah Thaçi, sipas aktakuzës, gjendjen e llogarive të dy klientëve i fut në një zarf të bardhë dhe ia dorëzon Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila këto llogari bankare i përdorë për të ushtruar kallëzim penal.

Tani për këtë rast, drejtori i DKA-së në Prizren Nexhat Çoçaj akuzohet për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”./Kallxo.com/

Më Shumë

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Lajmet e Fundit