20.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Jemi të tronditur me komplotin ndaj Limajt

jakup krasniqi nismaKryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se faktet e publikuara në gazetën “Koha Ditore”, lidhur me rastin “Kleçka” kanë tronditur dhe shokuar opinionin publik.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Krasniqi ka thënë se, sistemi i drejtësisë në vendin tonë është shndërruar në instrument të përndjekjes ndaj qytetarëve.

Ai ka bërë më dije se do t’i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat në dispozicion për zbardhjen e së vërtetës. “Ne sot jemi të tronditur nga dalja në pah e një komploti të ashtuquajtur gjyqësor, të montuar dhe jo njerëzor. Fatmir Limaj dhe të akuzuarit e tjerë duke pas besimin e plotë në sistemin e drejtësisë, atyre në vend që të u ndahej drejtësia nga një panel gjykatës profesionist dhe të mbështetur në ligj, ata tani më po shihet që kanë qenë para një paneli të ashtuquajtur gjyqësor të cilët sipas dëshmive të publikuara kanë qenë të instruktuar që të marrin një vendim politik (ende pa e shqyrtuar lëndën, kryetari i panelit gjyqësor Manuel Suarez ka deklaruar se do ta dënojë Fatmir Limajn dhe të tjerët) në kundërshtim me ligjin dhe jo vendim gjyqësor duke u bazuar në fakte, prova dhe në ligj”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka kërkuar nga që sa më shpejt të nis një hetim i plotë dhe i gjithanshëm ndaj të gjithë atyre të implikuar në ketë rast brenda dhe jashtë EULEX-it. “Kërkojmë nga Brukseli zyrtar të fillojë dhe ta garantojë një hetim të gjithanshëm ndaj të gjithë akterëve të përfshirë në ketë skandal, qoftë në Prishtinë apo në Bruksel. Prandaj ne kërkojmë që të krijohet një komision hetues i pavarur e që të jetë transparent para qytetarëve të Kosovës dhe që sa më shpejt përmes hetimit të plotë të zbardhet e vërteta, sepse jemi të bindur se vetëm kështu ndihmohet drejtësia”, ka theksuar Krasniqi.

Po ashtu ai ka kërkuar nga Brukseli që menjëherë të merr masa për t’i ofruar mbrojtje ligjore të kërkuar nga zyrtarët e EULEX-it, të cilët i kanë ofruar këto dëshmi në funksion të zbardhjes të së vërtetës

Më Shumë

Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

Kylian Mbappe do të transferohet nga Parisi në Madrid këtë verë. Kjo dihet prej disa kohësh, por deklaratat e fundit të presidentit të PSG-së,...

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe...

Lajmet e Fundit