Prizrenasi ushtron dhunë ndaj babait, arrestohet

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në Komunën e Prizrenit, rreth orës 13:40.

“Prizren 29.05.2021 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit