CHELSEA, fitues i Championsit

Chelsea ka arritur të fitojë në finalen e Champions Leagues që u mbajt në Porto të Portugalisë ndaj Manchester Cityt me rezultat minimal 1:0.

“Blutë” e Londrës ndonëse hynë në këtë finale si më pak favorit, arritën që në fund të kurorëzoheshin me trofeun e garës më prestigjioze evropiane për klube.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes.

Ishte Kai Havertz i cili shfrytëzoi gabimin e portierit Ederson dhe realizoi në portën e boshatisur.

Pjesa e dytë më nuk pati gola, ndonëse u zhvillua me intensitet mjaft të lartë.

Guardiola provoi të gjitha mundësitë në përpjekje për ta barazuar rezultatin, por nuk arriti ta thyente mbrojtjen e çeliktë të ekipit të Tuchelit.

Kështu, Chelsea e fiton Ligën e Kampionëve për here të dytë në histori të klubit, ndërsa Manchester City mbetet pa asnjë trofe të kësaj gare.

Më Shumë

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit