Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova mbajn një takim letrar me moton “Prizreni – Poezia – Tetova”.
Ngjarja do të zhvillohet më sot nga ora 15:00, në oborrin e Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe pritet të mbledhë poetë nga Kosova dhe Tetova, si dhe artdashës të fjalës së shkruar.
Programi do të nisë me pritjen e mysafirëve, vendosjen e luleve tek lapidari i dëshmorëve, vizitë në bibliotekën e qytetit dhe muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Hapja zyrtare e manifestimit do të bëhet në ora 16:00 me fjalë përshëndetëse nga organizatorët, lexim poezie nga krijuesit pjesëmarrës, pika muzikore me muzikë klasike dhe diskutime letrare.
Ky takim synon të krijojë ura bashkëpunimi kulturor, të ndajë ndjenja dhe mendime përmes vargut poetik dhe të afrojë krijuesit me lexuesit në një atmosferë miqësore e frymëzuese.
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren