14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Prizreni nis restaurimin e nënstacioneve elektrike të shekullit XX

Drejtuesit e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, të enjten, kanë njoftuar se kanë filluar realizimin e projektit për restaurimin e nënstacioneve elektrike në qytetin e Prizrenit.

Sipas tyre, ky projekt realizohet në kuadër të programit “Masat preventive – Intervenimet Emergjente” për ndërhyrje në asetet e trashëgimisë kulturore, që po zbatohet nga QRTK-ja me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës. “Gjendja e dy nënstacioneve (trafove të vjetra) ishte mjaft e vështirë, sidomos e asaj që gjendet pranë Kishës Katolike, andaj këto dy ndërtesa janë bërë objekt i intervenimit në këtë fazë.

Dëmtimet e përgjithshme të tyre kanë të bëjnë kryesisht me destrukturimin dhe humbjen e pjesëve të tullave dhe disa çarjeve dhe humbjes së pjesshme të strukturës ndërtimore”, ka thënë Samir Hoxha, drejtor i QRTK-së në Prizren.

Trafostacionet elektrike nga shekulli XX në Prizren janë pjesë e Listës së trashëgimisë Kulturore, nën mbrojtje të përkohshme në kategorinë e trashëgimisë arkitekturore. /Koha Ditore/

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Ramush Haradinaj në Has për ditëlindjen e Shejh Xhemajliut

Në Has është shënuar ditëlindja e Shejh Xhemajliut, ku kanë marrë pjesë miq, dashamirë dhe të ftuar nga zona të ndryshme, raporton PrizrenPress. Në këtë...

Lajmet e Fundit