20 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Prizreni shënoi rënie të krimit në vitin 2014

policia e kosoves pkGjatë vitit që shkoi krimi ka shënuar rënie në rajonin e Prizrenit. Raportet zyrtare të Policisë së Kosovës, flasin për ulje të numrit të veprave penale, pos atyre që kanë të bëjnë me vrasjet, që për dallim nga viti paraprak, më 2014 numri i tyre është ngritur për dy.

Veprat e tjera kriminale përfshirë vjedhjet, grabitjet, si dhe aksidentet në trafik shënuan rënie, gjatë vitit që lamë pas.

Në drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren janë të angazhuar 630 zyrtarë policorë.

Derisa numri i vrasjeve në vitin 2014 në rapor me një vit më parë është rritur nga katër në gjashtë lëndime të rënda trupore në vitin 2104 janë shënuar për 20 raste më pak.

Vjedhje në vitin 2014 janë shënuar më pak se një vit më parë ndërsa grabitje në vitin 2013 janë shënuar 65 grabitje në 2014 janë 27.

Në rajonin e Prizrenit në krahasim me vitin 2013 në vitin 2014 ulja e krimit ka shënuar rënie për 5 për qind.

Gjithashtu edhe numri I aksidenteve në vitin që e kemi lënë pas ka rënë për 5 për qind krahasuar me një vit më parë. Ngritje ka shënuar numri i aksidenteve fatale.
Derisa në vitin 2013 kanë ndodhur 12 aksidente fatale me 12 të vdekur në vitin 2014 kane ndodhur 16 aksidente fatale me 16 të vdekur/TV Opinion/

Më Shumë

Thethi

Don Pren Kola Në zemrën e këtyre maleve, ku shtrihet Thethi, po flitka dhe qetësia! Heshtimi po e treguaka të vërtetën se sa e madhe është atdhedashuria! Përmes gurgullimës së...

Së paku dy të lënduar e bllokim trafiku nga një aksident i rëndë në rrugën Dragash-Prizren

Të paktën dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të ndodhur sonte në rrugën Dragash-Prizren. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, dhe përveç të...

Lajmet e Fundit