10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Probleme me varreza në Dobërdelan

varrezat doberdelanVarrezat e fshatit Dobërdelan gjenden në një shpat skaj rrugës kryesore të fshatit, saktësisht në afërsi të shkollës. Këto varreza zënë një sipërfaqe prej 1hektar e 50ari.

Problemi te këto varreza është mirëmbajtja e tyre që për këtë punë për një kohë prej 4 vitesh u kujdes banori i fshatit Salih Balaj i cili asaj kohe paguhej nga banorët e fshatit.Në tri vitet e fundit mirëmbajtja u financua nga: Izet Cikaqi, Shemsedin Cikaqi, Milaim Cikaqi dhe Jahir Shala, që të gjithë banor të fshatit. Ndërsa për momentin varrezat janë pa perkujdesje.

Këto varreza kanë nevojë për rrethoja, me anë të të cilave do të ndalohet edhe frekuentimi i shpeshtë i shtazëve të ndryshme të cilat me lehtësi po i dëmëtojnë varret.

Rrethimi i këtyre varrezave nga Komuna është premtuar që do të ndodh gjatë muajit Mars ose Prill të këtij viti që për këtë investim Komuna po parashihet të ndaj 40.000Euro duke shpresuar në 17.500Euro nga granti qeveritar dhe këto jo vetëm për Doberdelan por edhe për fshatin Dubravë dhe varrezat në qytet.

Sa u përket varrezave rrethojat po del që nuk janë problemi i vetëm.Tani hapsira për varre nga dita në ditë po zvoglohet. Parcelat rreth varrezave nuk po mund të shfrytëzohen pasi janë pronë private dhe duhen mjete financiare që të kthehen në varreza me kompenzim, dhe për këtë arsyje banorët e fshatit po synojnë një destinacion të ri nëse nuk mund të bëhet blerja e parcellave për rreth varrezave./therandapost.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit