33.6 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Prodhimet vendore nuk paguajnë mundin e fermerëve të Rahovecit

Thatësia dhe mungesa e ujit për vaditje kanë ndikuar negativisht në prodhimin bujqësor në Rahovec këtë sezon, sidomos në kulturat perimore. Edhe pse ka pasur përpjekje për të dalë herët në treg, çmimet e ulëta dhe konkurrenca nga importi po e vështirësojnë gjendjen e fermerëve.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Pas shumë mundi e djerse të fermerëve, perimet u poqën në parcelat e Rahovecit. Thatësia e bëri të veten, por edhe çmimi nuk është i volitshëm, thotë Nazmi Bellaqa nga Pataqani.

“Kam 70 ari qepë, 40 pjepër e 30 vresht, me prodhim nuk është si vitet e tjera, do me thënë, ka prodhim më pak për shkak të thatësirës, se ne nuk kemi ujë për vadë, prapë mirë është, por çmimi nuk është i mirë. Para tri jave kam dalë me pjepër, ama çmimi është i dobët, 30 cent kg”, ka thënë ai.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Mensur Gashi thotë se ka ngelur i vetëm nga familja që po merret me bujqësi, ndonëse po bën përpjekje maksimale për të dalë herët në treg, importi po ua dikton çmimin.

“Bostan kemi të mbjellur 1 ha, e 20 ari, pjepër kam 60 ari, grurë kemi afër 12 ha, kungull misri 3.5 ha, kemi edhe jonxhë. Prodhimi nuk është i keq, para tri ditë kemi nis me dal, por çmimet nuk janë të mira, sepse po vjen prej Shqipërie e tjerë”, theksoi ai.

Kungulloret dhe jo vetëm kërkojnë shumë shërbime, e Gashi thotë se subvencionet u ndihmojnë sadopak, por tregu është më i rëndësishmi.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

“Subvencionet po na ndihmojnë, mos me qenë edhe ato… Një fidan e kam porosit për vit të ri të shartuar 70 cent, barnishta, shtatë herë e kam stërpik”, tregon Gashi.

“Duhet me na siguru neve tregun, jo subvencione, nuk na duhen subvencionet, tregu duhet me u siguru. Si ka hy importi, tonat kanë ra për tokë”, ka thënë Gashi.

Sipas drejtorit të Bujqësisë, Berat Duraku, këtë vit Komuna nuk u doli dot në ndihmë fermerëve të saj.

“Këtë vit fatkeqësisht nuk kemi mund t’i përkrahim, për shkak të gjendjes financiare që e ka komuna jonë, dihet botërisht se na ka godit thesari me kontratën kolektive, jo veç për neve, por në gjithë komunat e Kosovës. Sa i përket subvencioneve, që janë në bujqësi nga Ministria e Bujqësisë, ne e kemi kry procesin e aplikimit, tash janë në fazën e verifikimit, akoma nuk ka fillu ekzekutimi i subvencioneve”, ka thënë ai.

Në Rahovec, për këtë vit bujqësor sipërfaqja e mbjellë me perime ra për 200 hektarë më pak, ndërsa u rrit ajo e grurit me 600 hektarë, pasi për grurin shërbimet po i kryen teknika, e në perime duhet shumë krah pune e në vitet e fundit është shumë i mangët edhe në Rahovec./RTK

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gent Ndrecaj kalon nga PSD te NISMA në Suharekë

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, NISMA Socialdemokrate ka mirëpritur në radhët e saj ish-anëtarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), Gent...

Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore e mitura nga Rahoveci

Pas disa ditësh kërkimi, vajza e mitur L.H., rreth 13-vjeçare nga Rahoveci, e raportuar si person i zhdukur më 14 korrik 2025, është gjetur...

Lajmet e Fundit