12.1 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Projekti “Vrojtuesit e lagjes” shtrihet edhe në Komunën e Suharekës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në partneritet me ICITAP-in dhe në mbështetje të Komunës së Suharekës, të martën, ka prezantuar projektin që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve të quajtur “Vrojtuesit e lagjes”, njofton Komuna e Suharekës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e bashkëpunimit të Policisë me qytetarët, për të parandaluar veprat kriminale.

Në njoftimin e Zyrës për Informim të Komunës së Suharekës, thuhet se aktivitetin e Policisë rajonale e ka përshëndetur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka theksuar se kjo Komunë ka ndërmarrë disa hapa për sigurinë publike.

“Ne kemi vendosur kamera në vende të caktuara në qytet, të cilat kanë ndikuar në zvogëlimin e rasteve negative, ku sipas raportit të Policisë, kemi raste të vjedhjeve në numër më të vogël”, ka thënë Muharremaj. Ai ka kërkuar nga kryetarët e fshatrave që të bashkëpunojnë me Policinë për të parandaluar rastet kriminale.

Ky projekt tash e disa kohë po zbatohet edhe në disa komuna të tjera.

Lidhur me rëndësinë e këtij projekti ka folur edhe zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale në Prizren, Musli Kololli.

Më Shumë

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prizren, ku një grua ka tentuar të vetëvritet duke pirë Domestos. Sipas burimeve...

Barazim dramatik në Gjonaj: Drini i Bardhë dhe Deçani ndajnë pikët

Ndeshja mes Drinit të Bardhë dhe Deçanit, e cila ishte ndërprerë disa javë më parë, u zhvillua sot në Gjonaj dhe përfundoi me barazim...

Lajmet e Fundit