13 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Prokuroria, inspektorët dhe policia në Prizren takohen për luftimin e veprave penale kundër mjedisit

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti në takim pune Inspektorët nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, inspektorët komunal dhe përfaqësues nga policia për Rajonin e Prizrenit, lidhur me trajtimin e veprave penale kundër mjedisit. Po ashtu, në këtë takim morën pjesë edhe prokurorë nga Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, duke përfshirë koordinatorin për trajtimin e veprave penale kundër mjedisit.

Temë kryesore e këtij takimi ishte ndotja dhe degradimi i mjedisit në regjionin e Prizrenit.

U.D. Kryeprokurori Petrit Kryeziu, theksoi se shqetësuese janë rastet e shumta të nxjerrjes ilegale të zhavorrit dhe rërës përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë, si dhe operimi ilegal i separacioneve.

 

“Nga të pranishmit, u kërkua bashkëpunim dhe koordinim sa i përket trajtimit të këtyre rasteve, për të ndërmarrë veprime aktive në drejtim të zbulimit dhe kapjes së kryesve të veprave penale që lidhen me degradim të mjedisit, po ashtu u kërkua ndërmarrja e veprimeve aktive në drejtim të sekuestrimit të mjeteve të kryerjes së veprave penale dhe dobisë pasurore”, njofton Prokuroria Themelore në Prizren.

“Të gjithë të pranishmit, u pajtuan që në të ardhmen të kenë takime të ngjashme, me qëllim ngitjen e bashkëpunimit ndër institucional dhe luftimin e kësaj dukurie”.

Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bënë thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e kësaj dukurie degraduese./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Sonte ndeshja e dytë çerekfinale, Peja-Ylli

Në Pejë, pritet një sfidë mjaft interesante ndërmjet Pejës dhe Yllit. Të dy skuadrat verdhezi luajnë vetëm për fitore, derisa kërkojnë të rikthejnë titullin në...

Haradinaj kujton martirët e Lubizhdës së Hasit dhe dëshmorët e Brigadës 133

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe martirët e Lubizhdës së Hasit,...

Lajmet e Fundit