Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person për dhunë në familje dhe ka ngritur 17 aktakuza kundër 23 personave për një sërë veprash penale, përfshirë rrezikimin e trafikut publik, sulmin dhe kanosjen.
“Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria ka ngritur gjithashtu shtatëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzet e tre personave për veprat penale të ndryshme. Tri aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”; dy aktakuza kundër pesë personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”; dhe dy aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Kanosja””, thuhet në njoftim.
Prokuroria ka ngritur gjithashtu një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”; një aktakuzë kundër dy personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”; një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
“Aktakuzat gjithashtu përfshijnë një kundër një personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”; një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Sulmi”; një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”; një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”; dhe një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje””.
“Një aktakuzë është ngritur gjithashtu kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”; një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit