19.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë kundër Skënder Susurit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritë aktakuzë kundër kuvendarit të Bashkimit Demokratik (BD), Skënder Susurit. Aktakuza është ngritë muaj më parë, ndërkohë që në Gjykatën Themelore në Prizren, ende nuk është caktuar data e fillimit gjyqësor.

Kryeprokurori i Prokurisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj thotë se Susuri dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Prokuroria ka ngritë aktakuzë kundër Skënder Susurit, pasi që ka arritë të sigurojë prova të mjaftueshme se ai ka keqpërdorë detyrën zyrtare”, thotë Hoxhaj për “PrizrenPress”.

Skënder Susuri ka qenë drejtor i shkollës fillore ‘Mustafa Bakiu” në Prizren. Ai dyshohet se në këtë shkollë ka keqpërdorë detyrën zyrtare.

Kryeprokurori Hoxhaj nuk tregon hollësisht se çfarë ka keqpërdorë Susuri, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në këtë shkollë.

“Aktakuza është dorëzuar në gjykatë”, tregon Hoxhaj.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj konfirmon se Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën kundër Skënder Susurit. Ajo thotë se ende nuk është caktuar seanca fillestare për këtë lëndë.

“Është e vërtet se kemi pranuar një aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren kundër Skënder Susurit, mirëpo nuk është caktuar asnjë seancë gjyqësore për këtë rast, pasi që lënda është e re”, tregon Kicaj.

Skënder Susuri në janar të këtij viti është bërë pjesë e Kuvendit Komunal në Prizren. Ai përfaqëson Bashkimin Demokratik /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nesër në Rahovec kujtohet poeti Xhevdet Bajraj

Nesër, më 22 qershor, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kodrën e Gradishit, afër fshatit Xërxë të komunës së Rahovecit, do të mbahet ora...

Punëtori pëson lëndime në fshatin Lubizhdë të Hasit

Një punëtor ka pësuar lëndime serioze në vendin e punës në fshatin Lubizhdë tw Hasit. I lënduari  është nën trajtim intensiv në QKUK. "Rreth orës 13:00...

Lajmet e Fundit