Prostituimi i vajzave shqiptare: Policia italiane merr 11 masa paraprake

Në qendër të Bolonjës është zbuluar një rrjet prostitucioni me vajza të reja shqiptare, ndaj së cilës Policia italiane e Shtetit ka kryer 11 masa paraprake.

Vajzat detyroheshin të prostituonin në zonën e Bolonzes midis rrugës Emilia, Anzola, Valsamoggia dhe apartamenteve në qendër.

Policia e Shtetit ka plotësuar 11 masat paraprake që i referohen veprave penale si; tentativë rrëmbimi, shfrytëzim dhe asistim të prostitucionit, dhunës seksuale dhe përndjekjes.

Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Bolonjës, zgjatën mbi një vit.

Marrësit e masës janë shtetas shqiptarë dhe italianë.

Tre apartamente në qendër të qytetit iu nënshtruan një konfiskimi parandalues.

Detaje të tjera mbi funksionimin e rrjetit do të jepen gjatë një konferencë për shtyp. /Albanianpost.com

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit