6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prostituta vret shefin e Google në jahtin e tij

article-2685918-1F81EC6600000578-372_634x770Një prostitutë e rangut të lartë vrau një shef të kompanisë Google në jahtin e tij, duke i injektuar atij një dozë fatale me heroinë.

Pasi e kreu krimin, ajo përfundoi gotën e verës, mblodhi gjërat e saj dhe u largua.

Alix Tichelman, 26 vjeç, u arrestua të premten e akuzuar për vrasjen e Forrest Hayes, 51 vjeç, babai i pesë fëmijëve.

Tichelman u njoh me Hayes përmes një faqe për takime të tilla.

Ditën kur u takuan në jahtin e tij Escape, ajo kishte blerë edhe heroinë.

Pamjet e kamerave të sigurisë në jahtin luksoze tregojnë se si ai ndërron jetë, kurse Tichelman nuk bën asnjë përpjekje për ta ndihmuar apo për të njoftuar policinë.

Hayes u gjet mëngjesin tjetër nga kapiteni i anijes, raportojnë mediat.

Policia e gjurmoi autoren e krimit dhe një oficer organizoi një takim me të.

Ajo kërkonte 1 mijë dollarë në këmbim të seksit.

Së bashku u takuan në një hotel, ku edhe iu vendosën prangat.

Mendohet se ajo ka bërë një tjetër vrasje të ngjashme.

Në një intervistë që kishte dhënë për një revistë fetish-i, ajo kishte pranuar se ishte tip i errët.

“Gjithmonë më ka pëlqyer ana e errët. Prindërit më thonë se që kur isha tre vjeç, pëlqeja filmat horror,” tha ajo.

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit