Protestat në ShBA: Fotoja që ka hyrë në histori

Kjo foto është parë në mbarë botën.

Historia e saj është ndër më të lexuaruat në mediat më të mëdha.

Shumë njerëz janë të bindur se kjo foto legjendare do hyjë në histori.

Bëhet fjalë për nëj vajzë të re, përballë disa policëve të armatosur deri në dhëmbë.

Dy prej tyre nxitojnë për t’i vendosur prangat.

Ajo është Ieshia Evans, 28 vjeç, një nënë nga Nju Jorku, që po merrte pjesë në të parën protestë kur u arrestua.

Infermierja udhëtoi drejt qytetit Baton Rouge për të protestuar pas vrasjes së Alton Sterling, një person me ngjyrë.

Ai u qëllua për vdekje nga policia.

Vdekja e tij provokoi një valë protestash në mbarë SHBA.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit