18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Pse disa punëtorë akoma nuk i kanë marrë rrogat nga Pakoja Emergjente? Flet drejtori i ATK’së

Qysh nga 11 prilli ka filluar aplikimi, me qëllim përfitimi nga pako emergjente.

E është një numër i madh i kompanive private të cilët kanë aplikuar për të punësuarit e tyre.

Ndonëse shumica e punëtorëve të kompanive private i kanë marrë të ardhurat që u takojnë, disa prej tyre janë ende në pritje.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezi tha se këto vonesa janë bërë për shkak se afati i aplikimit për përfitimet nga pako emergjente të muajit prill është deri më datën 15 maj 2020.

“Jo, ende nuk kanë përfunduar, deri më datë 15.05.2020 është afati për aplikim. Komisioni është duke punuar intensivisht”, tha shkurt Murtezi për IndeksOnline.

Qeveria e Kosovës ka në fillim të pandemisë ka votuar pakon e Ministrit të Financave, Besnik Bislimit për t’iu dal në ndihmë bizneseve për dy muaj, prill dhe maj.

Më Shumë

Ramush Haradinaj në Has për ditëlindjen e Shejh Xhemajliut

Në Has është shënuar ditëlindja e Shejh Xhemajliut, ku kanë marrë pjesë miq, dashamirë dhe të ftuar nga zona të ndryshme, raporton PrizrenPress. Në këtë...

Fury rikthehet në ring, sfidon Makhmudovin

Bota e boksit sonte kthen vëmendjen drejt një superpërballjeje në peshat e rënda, ku Tyson Fury rikthehet në ring për t’u përballur me Arslanbek...

Lajmet e Fundit