6.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Pse fitoi Trump?

Fareed Zakaria

P yetja e vërtetë rreth zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 nuk është edhe aq shumë pse fitoi Donald Trump, saqë është si arriti ai që të kishte gjasa për të fituar? Fundja, Trump ishte një kandidat tërë- sisht jokonvencional, i cili i theu të gjitha rregullat dhe bëri gjëra të cilat do ta shkatërronin këdo tjetër që do të garonte për president. Pra, si arriti ai që të depërtonte? Kjo është përgjigja: Amerika tani është e ndarë përgjatë katër vijave, ku secila e përforcon tjetrën. Le t’i quajmë ato 4 K. Linja e parë është kapitalizmi. Ishte një kohë kur ekonomia amerikane lëvizte në tandem me shtresën e saj të mesme. Ashtu sikur që rritej ekonomia, rritej edhe punësimi dhe rrogat e shtresës së mesme sociale. Por, gjatë disa dekadave të fundit, kjo lidhje është shkëputur. Ekonomia tani pasuron kryesisht ata me edukim, të trajnuarit dhe ata me kapital. Amerikanët e tjerë janë lënë prapa.

Ndarja e tretë në Amerikë sot ka të bëjë me klasat

Ndarja e dytë është rreth kulturës. Gjatë dekadave të fundit kemi parë një shkallë të lartë të imigrimit; afrikanoamerikanët dhe hispanikët duke marrë një vend më qendror në shoqëri; dhe homoseksualët duke marrë të drejta të barabarta. Tërë kjo nënkupton se kulturat e reja kanë qenë në qendër të vëmendjes kombëtare. Dhe, kjo ka shqetësuar një segment të popullatës së bardhë, të moshuar, të cilët kanë frikë se kultura kombëtare, me të cilën ata janë rritur, po vjen duke u zbehur.

Një studim gjithëpërfshirës tregoi se pas besnikërisë partiake, parashikuesi i dytë i fortë i një votuesi të Trumpit, ishte “frika nga zhvendosja kulturore”. Ndarja e tretë në Amerikë sot ka të bëjë me klasat. Vota pro Trumpit në një masë të madhe është akt i rebelimit klasor, një revoltë e klasës punë- tore kundër elitave që pretendojnë se dinë gjithçka, e të cilat e udhëheqin vendin. Këta votues do t’i mbesin besnikë Donald Trumpit edhe derisa ai hakmerret ndaj mendimit të kësaj elite për të. K-ja përfundimtare në këtë rrëfim, ka të bëjë me komunikimin. Ne kemi kaluar nga një Amerikë ku njerëzit shikonin tri kanale TV, që ofronin një pikëpamje unike rreth botës, në një Amerikë ku secili mund ta përzgjedhë kanalin e vet, mesazhin, e bile edhe faktet.

Zgjidhjet e thjeshta

Që të gjitha këto forca kanë qenë në veprim me dekada të tëra, por gjatë viteve të fundit, Partia republikane ka qenë më e aftë që t’i shfrytëzojë ato dhe të identifikohet me ata amerikanë që ndihen të frustruar, me ankth, të zemëruar, bile edhe të dëshpëruar rreth drejtimit në të cilin është duke shkuar vendi. Donald Trump përfitoi nga këta trendë edhe më shumë. Duke folur haptazi rreth anktheve ekonomike të njerëzve, frikëve kulturore, si dhe rebelimit klasor.

Ai premtoi zgjidhje të thjeshta, kryesisht dedikuar të tjerëve – meksikanëve, myslimanëve, kinezëve dhe, natyrisht, elitave dhe mediave. Kjo funksionoi. Ai fitoi. Se a do të realizohen premtimet e tij, kjo është një çështje tjetër. Por, fitorja e vërtetë për këtë vend do të vijë kur ndokush do t’i shikojë këto forca të thella të cilat janë duke e ndarë vendin dhe të përpiqet ta ndërtojë një politikë e cila do t’i tejkalojë ato. Në vend që të pranojë se Amerika duhet të mbetet vend i ndarë midis dy fiseve – që të dy pa mirëkuptim për njëri-tjetrin dhe armiqësorë – ai person duhet ta flasë një gjuhë e cila i bashkon ato. Ky lloj i lidershipit nuk do t’i fitojë vetëm zgjedhjet, por edhe një vend të nderit në historinë amerikane.

Më Shumë

Bashkimi mposht Vëllaznimin, kalon në finale të Kupës së Kosovës në basketboll

Palesta “Sezai Surroi” në Prizren ka qenë nikoqire e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, ndeshje në të cilën janë...

Bashkimi synon përmbysjen ndaj Vëllaznimit për një vend në finale të Kupës

Kupa e Kosovës në basketboll vazhdon sonte me ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales, ku Bashkimi i Prizrenit do të përballet me Vëllaznimin e...

Lajmet e Fundit