23.8 C
Prizren
E diel, 19 Shtator, 2021

Publikohet lista e filmave garues në edicionin e 20-të të ‘Dokufestit’

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest” ka shpallur programin e plotë të filmave garuese për edicionin e 20-të.

Edicioni i 20-të i “DokuFestit” do të mbahet nga 6 deri më 14 gusht në të gjithë qytetin historik të Prizrenit dhe në platformën online.

“DokuFest” ka bërë të ditur se për këtë edicion do të prezantohen 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës, të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese.Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në festival do të kenë premierat e tyre kosovare, duke e bërë ‘DokuFestin” platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.

Tema e festivalit për këtë edicion do të jetë “Re:set Re:mix Re:act”.“DokuFest” gjithashtu publikoi temën e festivalit që përmban tre fjalë, ‘Re:set Re:mix Re:act’, me një nocion qendror që në të vërtetë janë shkronjat RE në rrënjën e këtyre fjalëve.

Kështu, festivali do të përpiqet të eksplorojë aspekte të shumta t? këtyre fjalëve në kontekstin e botës që rishfaqet nga pandemia dhe riimagjinon veten në një situatë të re. Një numër filmash gjithashtu do të jenë në linjë me temën dhe ne jemi të ngazëllyer për të gjetur mënyra për ta sjellë audiencën tonë në bashkëbisedim rreth temës. Tema do të reflektojë gjithashtu në identitetin vizual dhe kampanjën promovuese, e që do të shpaloset në ditët në vijim”, thuhet në njoftim e “Dokufestit”.

Në sajë të përmirësimit të situatës me COVID-19 në Kosovë, të gjithë filmat në garë, pritet të kenë shfaqjet në kinematë me audiencë. Një numër i zgjedhur filmash, do të paraqiten gjithashtu edhe në platformën online të festivalit.Përveç programit të shpallur tashmë që feston 20 vjetorin e festivalit, të titulluar “20 For 20: Replay”, si dhe programin e filmave që kanë të bëjnë me muzikë, me titull ”Sonic Experiments: Music on Film”, “DokuFest” do të vazhdojë të bëjë publike programe të tjera nga lista e tij e plotë në ditët në vijim.

Veton Nurkollari, drejtori artistik i “DokuFestit”, citohet të ketë thënë se edhe këtë edicion, pavarësisht sfidave “DokuFesti” vazhdon të jetë i përkushtuar në sjelljen e më të mirës së kinemasë botërore në Prizren dhe në Kosovë.

“Ne jemi të entuziazmuar që po kthehemi me një tjetër program eklektik që sigurisht do të habisë, mahnitë, prekë dhe do të nxisë audiencën tonë”, ka thënë Nurkollari.

‘DokuFest’ XXNë edicioni e sivjetmë të “DokuFest” do të prezantohen 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese: Balkan Dox; Int’l Dox: Features; Int’l Dox: Shorts; Int’l Shorts; National; Human Rights Dox; Green Dox dhe Truth Dox.

Më Shumë

Sot fillon fushata zgjedhore

Sot më 16 shtator në Kosovë fillon zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale 2021. Pavarësisht rrethanave të krijuara nga COVID 19, fushata...

Sonte Derbi i Italisë, Juventus-Milan

Juventusi kundër Milanit është ndeshja kryesore në kuadër të javës së katërt në Serie A. Rossonerët kanë fituar tri ndeshjet e para, teksa Juventusi është...

Kandidatja e LDK-së,Afërdita Morina-Biffar: Jam kthyer nga Gjermania për Prizrenin

Afërdita Morina-Biffar, është pjesë e listës zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kuvendare të Prizrenit. Ajo në këtë listë mban numrin 8, kurse LDK-ja...

Konfirmohet aktakuza për mos deklarim të pasurisë, ndaj Këshilltarit të Asamblesë Komunale të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Edis Aljilji, i akuzuar se si këshilltar i koalicionit VAKAT në Asamblenë Komunale në Prizren nuk e...

Reshjet e shiut bllokojnë Kukësin

Reshjet e dendura, probleme me rrugët dhe energjinë në Kukës Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa rrugë të qytetit të Kukësit....

Mjekja qëllohet për vdekje nga i fejuari disa javë pas një propozimi romantik

Një mjeke e re praktikante u qëllua për vdekje nga i fejuari i saj, vetëm tre javë pasi çifti u fejua gjatë disa pushimeve...

Mimoza Hoxha garon në listën e LDK-së për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit

Profesoresha e Shkollës së Mesme “Ymer Prizreni” në Prizren, Mimoza Hoxha, në zgjedhjet e tetorit garon për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit. Ajo garon në...

Gjykimi ndaj deputetes Vrenezi dhe të tjerëve, prezantohet një e-mail i Haskukës dërguar Kurtit

 Janë propozuar prova të reja nga pala e dëmtuar në gjykimin ndaj Islam Thaqi, Jetmire Vrenezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron...

Fejohet Britney Spears

Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari. Këngëtarja ndau një video duke treguar unazën në Instagram, shkruan BBC. Spears po lufton me...

Digjen sipërfaqe pyjore në Prevallë

Në Prevallë të Prizrenit raportohet se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e pyllit, shkurre dhe bari i thatë, raporton PrizrenPress. Njësit e zjarrfikëseve kanë...

Ura në Bubël të Malishevës afër përfundimit

Në shumësinë e projekteve që janë duke shkuar drejt përfundimit, është edhe ura në fshatin Bubël të Komunës së Malishevës. Drjetori i Drejtorisë së Urbanizmit,...

Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një fëmijë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 17:15 në rrugën “Wesli Clark” në Prizren, raporton PrizrenPress Një automjet i udhëtarëve ka goditur një fëmijë,...

Leonardo: Mbappe nuk do të largohet nga PSG-ja

Drejtori sportiv i Paris St-Germainit, Leonardo, nuk pret që Kylian Mbappe të largohet në fund të sezonit dhe është i bindur se sulmuesi francez...

Totaj zotohet për përmirësimin e shërbimeve publike: Prizreni u keqqeveris nga VV-ja

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, tha për Ekonomia Online se kanë punuar në një program përmbajtjesor...

LDK: VV në Prizren ka filluar blerjen e votave

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren ka lëshuar komunikatë për media ku po pretendon të ekspozojë keqpërdorime të pushtetit lokal në Prizren. Ata thonë...

Hoxha nga Prizreni: Njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

Një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, është bërë virale nëpër rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta. Në këtë ligjeratë, ai ka...

Lajmet e Fundit