11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Puna mbrapsht

Abdullah V. Thaçi

Pasha kohën që po ik
Shumë të varfër jemi n’shpirt.
Sa ma shumë po i ngrohim dhomat
Aq ma të ftohta po na bëhen zemrat.

Dikur sofra ish e zbrazët
Në mes saj një pjatë me lang
E rrethurar me shumë njerz
Me dashni ngjynin nga pak.!

Dikur shpija ish e mikut
Tash jem bo armik me secilin
Jetojmë jetën veç me teke
Të ‘lumtur’ jemi veç në rrjete!

Në facebook e instagram
S’ka si ne që dim të ham
Ham levrek e sallatë greke
Pim lëng molle e votkë ruse!

Puna mrapsht filloj të shkoj
Kur shef nuset u bonë në shpija
Zërin kush s’guxon ta ngreh
Kur shefja flokët i ngjyros.

Unë kam shumë për të thënë
Por kam frikë mos diçka po harroj.
Prandaj me kaq po e përfundoj
Me shpresë se ndjenjat s’po ju lëndoj.

Më Shumë

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Një grua 43-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prizren, nisin hetimet

Një grua rreth 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:00 në fshatin Piran të Prizrenit. Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informacionit,...

Lajmet e Fundit