13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Punësimi i vajzës së axhës së Haskukës, ish-këshilltari ia kujton Kurtit deklaratën për punësimet familjare

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar pasi Mytaher Haskuka, e pranoi dje se vajza e axhës së tij është e punësuar në Komunën e Prizrenit, raporton Express.

Gashi ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e tij për punësimet familjare.

Kurti gjatë fushatës zgjedhore, kishte thënë se kusherinjtë e familjarët janë për dasma.

Ndryshe, Haskuka e ka pranuar se një familjare e tij është e punësuar në komunën që ai udhëheq. Bëhet fjalë për vajzën e axhës së tij.

Ai është munduar ta arsyetojë punësimin e saj, duke thënë se kjo është e mundur edhe statistikisht.

“Nëse e shikojmë numrin e punësimeve në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë sektorët, atëherë statistikisht është e mundur. Po, ajo punon. Ajo ka qenë si praktikante, por pastaj ka vazhduar punën e rregullt. Ka qenë konkursi për në financa”, ka thënë Haskuka në 038 të KTV.

Partia e Haskukës, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar partitë e tjera që kanë qenë në pushtet se kanë bërë punësime në baza familjare./Gazeta Express

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Lajmet e Fundit