9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Punëtorët e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren gjuhen me armë mes vete

Shiriti i policisePolicia Regjionale e Prizrenit, njoftoi se rreth orës 17:45 minuta, në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren ka ndodhur një shkëmbim zjarri me armë luftarake në mes dy punëtorëve të “Hidroregjionit Jugor”.

Kapiteni Hazir Berisha tha se pas njoftimit për rastin, njësi të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat hetimore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë sekuestruar një kallashnikov dhe një pushkë gjysmë-automatike me 36 fishekë. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë që do të ndihmonte hetimin e rastit,” tha kapiteni Berisha.

Më tutje Berisha njoftoi se njëri nga të dyshuarit ka marrë plagë në këmbë dhe në krah, por jo nga plumbat.

Në vendin e ngjarjes krim-teknikët kanë gjetur 36 gëzhoja të fishekëve të cilat së bashku me provat tjera materiale do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedurë të mëtejme.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar nën masën e arrestit policor./kallxo.com/

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Policia ndërmerr aksion kundër parkingjeve të parregullta në Prizren – 106 gjoba për dy orë

Parkimet e parregullta vazhdojnë të mbeten një ndër sfidat kryesore për qytetin e Prizrenit. Ato pengojnë qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve, duke krijuar...

Lajmet e Fundit