12.9 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Putin i siguron punë firmës shtetërore Rosatom në Argjentinë

puutiniiMarrëveshjet u nënshkruan pasi që Putin ishte në turneun e tij në Amerikën Latine dhe me këto marrëveshje do të rritet ndikimi i Rusisë në këtë regjion.

Marrëveshja u nënshkrua të shtunën në mbëmje, pas takimit në mes të presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner dhe Putinit.

Marrëveshjet mbi energjinë bërthamore do të mundësojnë që korporata e madhe ruse e energjisë atomike, Rosatom, të përfshihet në ndërtimin e njësive bërthamore në uzinën e energjisë në Argjentinë, e cila quhet Atucha 3.

Shteti i Argjentinës është dëshpërimisht duke kërkuar investime të huaja, pasi që është duke u përballur me një “falimentim” të mundshëm, pasi që investitorët kishin refuzuar që të paguanin për borxhin e saj.

Ndalese e parë e Putinit në Amerikën Latine ka qenë Kuba, kurse pas kësaj ai bëri një vizitë të papritur në Nikaragua.

Në Kubë, Putin u takua edhe me Fidel Castron, ish-liderin e këtij vendi, i cili ka brajktisur të gjitha postet partiake e qeveritare pas sëmundjes së rëndë dhe disa operimeve.

Putini është duke shikuar mundësitë për të forcuar lidhjet me shtetet e Amerikës Latine, në mënyrë që këssisoj pjesërisht të balancojë rënien që ka pasur sa i përket marrëdhënieve me shtetet e Perëndimit prej ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainën fqinje.

Më Shumë

Andersoni i Bashkimit, MVP i derbit dhe javës

Java e katërt e ProCredit Superligës dhuroi sfida interesante. Bashkimi fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës, duke mbetur i pamposhtur në elitë dhe njëkohësisht ia...

Konflikti në Korishë nuk ka lidhje me zgjedhjet

Incidenti në Korishë mes dy vëzhguesve zgjedhorë  nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Sipas raportimeve nga terreni, konflikti ka qenë vetëm verbal dhe nuk ka...

Lajmet e Fundit