-7.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Putini i gatshëm të përdorte armët bërthamore ndaj Ukrainës

PutinPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ishte i gatshëm të përdorte armët bërthamore të Rusisë gjatë tensioneve në Ukrainë dhe kryesisht në Krime.

Në një dokumentar të transmetuar të dielën në televizionin shtetëror rus, ai tha se jeta e ish-udhëheqësit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, kishte qenë në rrezik, gjithashtu edhe Krimea ishte në rrezik para aneksimit të saj nga Rusia.

Në videon e transmetuar, ai thotë se kishte urdhëruar aneksimin e Krimesë para mbajtjes së referendumit për shkëputjen nga Ukraina.

Krimea u aneksua nga Rusia më 18 mars, pas konfliktit mes forcave ruse dhe personave të armatosur, të mbështetur nga Moska, transmeton TCh.

Në dokumentarin e titulluar “Rruga drejt Mëmëdheut”, Putin tha se nuk e kishte menduar asnjëherë që situata do të tensionohej, deri në momentin e rënies së qeverisë “Janukoviç”. “Ne vendosëm armët bërthamore në gjendje lufte. Ishim të gatshëm për të vepruar, pasi Krimea është territori ynë, populli rus jeton atje. Ata ishin në rrezik, ne nuk mund t’i braktisnim”, ka thënë Putin.

Ai tha se ishte kryer një ‘sondazh i mbyllur’ në krime, duke marrë opinionin e popullit nëse ata donin të mbeteshin në Ukrainë dhe ka rezultuar se 75 për qind e popullsisë dëshironin të bashkoheshin me Rusinë.

Më Shumë

Pensionohet profesori i Biologjisë në gjimnazin “Gjon Buzuku”, Bedrija Shabani

Dje, në ambientet e gjimnazit “Gjon Buzuku”, u shënua dalja në pension e profesorit të Biologjisë, Bedrija Shabani, një emër i respektuar dhe i...

Në Prizren sekuestrohen dy armë dhe municion, ndalohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe disa paketa me municion, ndërsa ka ndaluar dy persona pas një ngjarjeje me të shtëna...

Lajmet e Fundit