17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Qytetari nga Rahoveci i dorëzon në polici paratë e gjetura

Një qytetar nga fshati Pataqan, të Rahovecit, ka gjetur një kuletë me shumë prej mbi 4000 eurosh, si dhe dokumente personale.

Siç thuhet në komunikatë, ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.

“Personit që i ka humbur kuleta ishte E.M., nga fshati Nushpall i Rahovecit. Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet tutje.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin E.I., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.

Më Shumë

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Lajmet e Fundit