10 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

PZAP nesër merr vendim të rëndësishëm për Prizrenin

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së nesërme do të publikojë vendimet e ankesave nga partitë dhe kandidatët për rezultatet përfundimtare që janë shpallur nga KQZ-ja.Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.“Vendimet lidhur me ankesat e parashtruara nga subjektet politike pas publikimit të rezutateve përfundimtare nga KQZ-ja për kryetarë të komunave në raundin e dytë do të bëhen publike gjatë ditës së nesërme, jo sot”, ka thënë Desku për lajmi.net.

Afati i PZAP-së për shqyrtimin e këtyre ankesave është 72 orë.Ky institucion kishte nisur shqyrtimin e ankesave të partive qysh nga dita e premte.Me ankesa prijnë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.LDK-ja është ankuar për rezultatet në Prishtinë, Dragash, Kamenicë dhe Istog, kurse PDK-ja ka dërguar ankesë për Prizrenin, Rahovecin dhe Klinën.Ankesa ka bërë edhe kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes, Fatmir Rashiti.

Ndryshe, që nga shpallja e rezultateve PDK dhe LDK kanë mbajtur konferenca ku kanë pretenduar se në ditën e zgjedhjeve ka pasur manipulime.Në Istog KQZ-ja dje ka vendosur që të rivotohet me 17 dhjetor, pas vendimit nga PZAP dhe Gjykata Supreme.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë,gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë...

Lajmet e Fundit