35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Qëllohet me armë ish-kryeministri japonez derisa po mbante fjalim

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar dy herë me armë zjarri derisa ishte duke mbajtur një fjalim në qytetin Nara.

E shtëna e dytë e goditi atë në shpinë, duke e bërë e rrëzuar përtoke. Sipas raportimeve, sulmuesi u arrestua menjëherë, shkruan BBC

Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Tëitter se 67 vjeçari Abe ishte në gjendje arresti kardiopulmonar. Ky termi përdoret shpesh në Japoni përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht.

“Ish-kryeministri Abe u qëllua rreth orës 11:30 me orën lokale në Nara. Një burrë, që besohet se kreu sulmin, është arrestuar. Gjendja e ish-kryeministrit Abe aktualisht nuk dihet”, u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno.

“Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”.

Dëshmitarët okularë treguan se e panë të dyshuarin me një “armë të gjatë”.

Videot që po qarkullojnë në mediat sociale, të cilat nuk mund të verifikoheshin, shfaqin një grumbull njerëzish të grumbulluar rreth Abe. Tanimë ai është dërguar me urgjencë në spital.

Abe po mbante fjalim për një kandidat në Nara kur ndodhi

Më Shumë

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Lajmet e Fundit