Qëlloi me armë në dasmë, shpallet në kërkim nusja

Policia në shtetin indian të Uttar Pradesh është vënë në kërkim të një nuseje, e cila dyshohet se qëlloi me armë zjarri në dasmën e saj.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon gruan duke qëlluar katër herë në ajër ndërsa ishte ulur pranë burrit të saj.
Policia lokale ka nisur hetimet ndaj gruas, e cila është zhdukur që nga ngjarja.

Të shtënat me armë gjatë dasmave janë të zakonshme në disa shtete të Indisë dhe shpesh herë shkaktojnë lëndime dhe madje edhe vdekje.

Sipas ligjit indian, kushdo që përdor një armë zjarri në mënyrë të pakujdesshme ose gjatë ceremonive festive, duke vënë të tjerët në rrezik, mund të përballet me një dënim me burg ose gjobë.

 

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit