28.8 C
Prizren
E diel, 14 Korrik, 2024

Për dy muaj, rriten remitencat në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vetëm për dy muajt e parë të vitit 2023, të ardhurat që vijnë nga diaspora drejt vendit kapin shifrën e 168.3 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, këto remitenca kanë shënuar rritje. Shqetësuese, sipas ekonomistëve, mbetet fakti që të ardhurat po shpenzohen vetëm në konsum.

21.6 milionë euro më shumë janë rritur remitencat në Kosovë për dy muajt e parë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në total, për janar dhe shkurt të këtij viti, mërgimtarët kanë dërguar para në vendlindjen e tyre në shumë prej mbi 168 milionë euro.

Nga Banka Qendrore e Kosovës kanë thënë se këto rezultate vijnë si pasojë e ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në eurozonë dhe rritjes se inflacionit në vendet dërguese.

Në dy muajt e parë të këtij viti, vlera e remitencave arriti në shumën prej 168.3 milionë euro, apo një rritje prej 21.6 milionë euro më shumë se dy muajt e parë të vitit 2022, ku remitencat ishin në vlerën prej 146.7 milionë eurosh. Parashikimet e BQK-së sugjerojnë rritje të remitencave prej 6.7% për vitin 2023. Ju njoftoj se remitencat kryesisht përdoren për konsum.”, thuhet në përgjgjigjen e Bankëm Qendrore e Kosovës.

Rritjen e numrit të udhëtarëve që kanë ardhur në Kosovë por edhe që janë larguar nga vendi, e kanë vërejtur edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, Aeroporti ka shërbyer rreth 650 710 udhëtarë apo 104 815 udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përveç numrit në rritje mbi 19% në udhëtarë, Aeroporti ka shënuar edhe një rritje prej rreth 10 % në numrin e fluturimeve”, thuhet në përgjgijen e Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës

Por, sipas njohësve të ekonomisë, shqetësues mbetet fakti që këto të ardhura më së shumti destinohen në konsum.

Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, Kosova ka varësinë më të madhe nga remitencat, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. /Gazeta10

Më Shumë

Ky është i dyshuari që theri për vdekje 26-vjeçarin në Prizren

Një person është arrestuar mbrëmë si i dyshuar për therjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili vdiq në QKUK, pasi nuk iu bëri ballë...

Takim për sigurinë në Prizren

Dje, drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Kolonel Faton Alija, së bashku me stafin e tij, priti në takim zyrtarin...

Lajmet e Fundit