14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Qeveria dënon dhunën në protesta, lavdëron Policinë

isa mustafa thaci ,shalaQeveria e Republikës së Kosovës e ka përcjellë me kujdes protestën e zhvilluar të martën në Prishtinë dhe dhunën e ushtruar gjatë saj.

Nëpërmes një komunikate për media Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, përfshirë të drejtën e protestës paqësore si një e drejtë e patjetërsueshme e shprehjes së shqetësimeve dhe mendimit qytetar.

“Por, po ashtu, Qeveria shpreh vendosmërinë që të mos tolerojë zhvillime të cilat cenojnë vendin, institucionet, pronën dhe pasurinë publike e private”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se gjuha kërcënuese e përdorur sot në protestë nga organizatorët e saj është e papranueshme dhe ne i dënojmë aktet e tilla nxitëse.

Po ashtu, manipulimi me nxënës përmes këshillave të nxënësve dhe organizimi i tyre në protestë është manipulim i skajshëm dhe tërësisht i papranueshëm për Qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekuri dhe maturi politike dhe qytetare, si dhe për tolerancë, gjë që e ka karakterizuar gjithnjë popullin tonë.

Qeveria dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës, duke i falënderuar policët e Kosovës për profesionalizmin e treguar edhe gjatë kësaj proteste.

Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese.

Më Shumë

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Lajmet e Fundit