17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Qeveria mblidhet sot, në fokus masat e përkohshme për produktet bazë

Qeveria e Kosovës mblidhet sot në mbledhjen e radhës, ku ndër çështjet kryesore në shqyrtim pritet të jetë Projektligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të destabilizimit në treg.

Mbledhja nis në orën 09:30, në ndërtesën e Qeverisë, në sallën P-31, ndërsa në rend dite janë përfshirë një numër projektligjesh dhe vendimesh që prekin fusha të ndryshme të politikave publike.

Përveç projektligjit që synon ndërhyrjen institucionale në rast të luhatjeve të tregut për produktet bazë, ekzekutivi do të shqyrtojë edhe Projektligjin për Shtetësinë e Kosovës, Projektligjin për Lëndët Plasëse, Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, si dhe Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore.

Në agjendë janë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, Projektligji për Shërbimet e Pagesave dhe Projektligji për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’.

Kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë gjithashtu propozim-vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve të KRU “Hidrodrini” Sh.A. në Pejë, si dhe formimin e Komisionit për shqyrtimin e gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme.

Në këtë mbledhje do të trajtohet edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar dhe ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Luginën e Preshevës, si dhe Drafti i Planit të Veprimit për Qeverisje të Hapur 2026–2028.

Ministrat do të informohen edhe për raportin mbi funksionimin e komunave për vitin 2025, ndërsa në fund të mbledhjes parashihet të shqyrtohen çështje të ndryshme.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Trepça e pandalshme, 19 fitore radhazi me triumfin në Rahovec

Trepça ka vazhduar formën e jashtëzakonshme në Superliga e Kosovës në basketboll, duke regjistruar fitoren e 19-të radhazi. Mitrovicasit triumfuan në udhëtim ndaj Rahovecit 029...

Lajmet e Fundit