Quni s’e komenton propozimin e Mustafës për shkarkimin e Osmanit nga nënkryetarja

Anëtari i Kryesisë së LDK, Anton Quni, nuk preferon që të komentohet propozimi i kryetarit të partisë, Isa Mustafa, për të shkarkuar Vjosa Osmanin nga posti i nënkryetares.

Ai për klankosova.tv tha se janë në proces të votimit dhe qëndrimin e tij për këtë ngjarje të madhe në partinë e tyre do të bëjë më vonë.

“Ne jemi në proces të votimit nuk është mirë që të komentoj para tij”, tha shkurt Quni.

Quni s’kishte votuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër në mbledhjen e Kryesisë. Por, për këtë ai ishte kundër mënyrës së votimit me vetëm një kandidat

Më Shumë

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Shqipëria fiton derbin shqiptar në Prizren, Kosova ndërlikon rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 89:82 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Lajmet e Fundit