15.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Quni: Turizmi, mënyra e vetme për zhvillimin e ekonomisë në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni ka treguar që në plan programin e tij për të udhëhequr me këtë komunë, në fokus primar e ka vënë zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, me ardhjen e LDK-së në krye të Prizrenit, do të krijohen vende të reja pune e të cilat do të ndikojnë direkt në rritjen e standardit jetësorë.

I ftuar në emisionin CONTEXT në ATV, Quni tha se turizmi është shpresa e vetme për zhvillimin e ekonomisë në Prizren.

“Ne synojmë zhvillimin ekonomik të Prizrenit, me të cilin ne synojmë të gjenerojmë vende të reja të punës dhe të gjitha këto në ngritje të standardit jetësor. Për të arrijmë këto synime ne fokusohemi te të gjitha ato parakushtet që ka Prizreni . Janë pasuritë natyrore, pozita gjeografike, kultura qytetare me biznes bërje në disa fusha, në agro-ekonomi, turizëm, industri etj. Një vend i pasur me ujëra, me klimë të mirë me toka pjellore, me vise malore, regjione turistik etj., dhe të gjitha këto janë para dispozita që të ndërtojmë politika të qarta ku duhet ne të fokusohemi të investojmë, të përkrahim dhe të nxjerrim në sipërfaqe të gjithë atë potencialin i cili deri tani nuk është shfrytëzuar. Drejtimi ynë kryesor është në turizëm, turizmi historik, turizmi kulturorë po ashtu edhe turizmi i fshatrave dhe turizmi malorë,” – tha ai.

Ndërkohë Quni shtoi se e veçanta e kësaj fushate është kultura dhe niveli i civilizimit të të gjithë kandidatëve.

“E veçanta e kësaj fushate është niveli i lartë i kulturës dhe nivelit civilizues i të gjithë kandidatëve. Do të thotë më shumë i referohemi fakteve dhe argumenteve për të kaluarën, e po ashtu edhe për të ardhmen për neve si kandidatë,” – tha Quni. /ATV LIVE/

Më Shumë

Gjendet mjet i pashpërthyer në murin e një shtëpie në Bellanicë të Malishevës

Një mjet i dyshimtë është gjetur në një shtëpi në fshatin Bellanicë të Malishevës. Rasti për mjetin e pashpërthyer që u has gjatë punimeve në...

Liria del me barazim 1-1 në Vushtrri, Fetahaj shpëton bardhezinjtë

Skuadra e Lirisë ka arritur një barazim të rëndësishëm në transfertë kundër Vushtrrisë, me rezultat 1-1, raporton PrizrenPress. Në pjesën e parë, vendasit kaluan në...

Lajmet e Fundit