2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rahovec/ E lidhën dhe e rrahën babanë e tyre pasi u kanosi nënën, gjykata i lë në paraburgim të tretë

 

Këtë vendim, gjykatësi i procedurës paraprake, Ilir Rashkaj, e mori të enjten, një orë pasi që ndaj dy djemve të tij, K.B dhe L.B, po ashtu kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, ndërsa ndaj të tretit, R.B, kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak, për shkak se të njëjtin dyshohen se e kishin lidhur dhe rrahur atë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Sadri Alija, ka deklaruar se ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri B.B, më 11 janar 2022, në fshatin Dobidol, shkakton dhunë në familje, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit seriozisht e kanos personit tjetër- këtu të dëmtuarën bashkëshorten e tij Sh.B, se do ta privojë nga jeta.

Ai tha se janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 165 të KPP, për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale dhe i njëjti mund ta përsërisë atë vepër, të arratiset apo të ndikojë në dëshmitarë.

Sipas tij, prokuroria i ka vlerësuar të gjitha masat e tjera të parapara me nenin 173 të KPPRK-së, mirëpo në rastin konkret nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e të pandehurit në procedurë.

Ndërsa, mbrojtësi i të pandehurit, avokati Ismet Kerqaku, ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë duke shtuar se masa e propozuar nga prokuroria është e rendë.

Ai ka kërkuar nga gjykata që për shkak të moshës së të pandehurit, të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit prej 10 ditësh.

Më pas, i akuzuari B.B, nuk i ka pranuar veprimet e veta duke thënë se dispozitivi i kërkesës përmban të pavërteta.

“Ato çka po thotë prokurori nuk janë të vërteta, unë nuk kam armë për me vra familjen time”, tha i pandehuri B.B.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Ilir Rashkaj, pas deklarimit të palëve, ka marrë vendimin mbi caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, duke cekur se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit konform dispozitave  të nenit 165 të KPPK-së.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë më 12 janar 2022 ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit B.B, me arsyetimin se më 11 janar 2022, në fshatin Dobidol, shkakton dhunë në familje, e me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit seriozisht e kanos personit tjetër, këtu të dëmtuarën bashkëshorten e tij Sh.B, se do ta privojë nga jeta.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që si rrjedhojë e rastit që kishte i pandehuri, një natë më parë me djemtë e tij, ku ky rast ishte paraqitur në polici, i pandehuri ditën kritike i drejtohet të dëmtuarës me fjalët “pse e keni sjellë punën deri këtu që të ndërhyjë policia”, ku e dëmtuar i përgjigjet se “ti ke pas problem me djemtë”, e pas kësaj i pandehuri e kanos të dëmtuarën me fjalët “kam me ble një armë dhe do ju vras të gjithëve “.

 

Më Shumë

Liberalizimi i vizave, Kurti: Më shumë qytetarë po kthehen në Kosovë sesa që largohen

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së ka thënë se prejse ka...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit