11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gjykata dënon shtetasin e Shqipërisë për dhënie ryshfeti

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur fajtor të akuzuarin Aurel Biba. nga Republika e Shqipërisë, për shkak të veprës penale “Dhënia e ryshfetit”.

Ndaj të akuzuarit u shqiptua dënim me gjobë në shumë prej 400 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale brenda 2 vite.

Po ashtu, i akuzuari lartcekur obligohet që të paguaj shpenzimet procedurale në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën 50 euro.

Gjykata vendosi që të akuzuarit t’i konfiskohen tri kartëmonedhat nga 10 (dhjetë) euro, si objekt me të cilin është kryer vepra penale.
Drejtësia Sot, njofton se gjykata deri tek ky vendim erdhi pasi që paraprakisht, palët procedurale në këtë çështje penale kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë e arritur ndërmjet prokurores së shtetit Ervehe Gashi, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, avokatit Hajrip Krasniqi.

Në seancën për shqyrtimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë, gjyqtarja e çështjes Raima Elezi vendosi që ta aprovoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë me të gjitha kushtet e lidhjes së saj, duke i shqiptuar të akuzuarit dënimin e theksuar si më lartë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Aurel Biba akuzohet se më datë 09.12.2021 rreth orës 11:55 në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Tutje, sipas aktakuzës i pandehuri derisa ishte duke udhëtuar me automjetin “Audi A4”me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me dy pasagjerë të tjerë, në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur që nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit i vendos tri kartëmonedha prej dhjetë (10) euro – gjithsej tridhjetë (30) euro, të cilat ia jep zyrtarit policor A.Sh,

Aktakuza shpjegon, se zyrtari policor me ti vërejtur paratë pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se ’këto të holla i kam lënë për ju për respekt tuajin pasi që nuk kemi certifikatë të vaksinimit, dhe as testin PCR për Covid-19, , nëse ka mundësi që tu lejohet hyrja në Kosovë.

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit