12.1 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

Rahovec/ Shpallet i pafajshëm i akuzuari se e ka penguar drejtorin komunal në kryerjen e detyrës zyrtare

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, Nebih Elshani.

Sipas aktgjykimit të shpallur të martën, nga gjykatësi Ilir Rashkaj, nuk është provuar se Elshani ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohej, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Rashkaj, deklaroi se kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 22 gusht 2016, ndaj Nebih Elshani, duke e ngarkuar atë me veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 29 qershor 2016, rreth orës 09:10, në Drejtorinë për Gjeodezi, Katastër dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, shkon në zyrën e të dëmtuarit, drejtorit të kësaj drejtorie, Kujtim Popaj dhe në shenjë revolte lidhur me një kontest rreth hapjes së një rruge, fillimisht ngrihet në këmbë dhe me tone të larta e kanos atë, duke iu drejtuar me fjalët “nëse kjo rrugë do të hapet do të kesh punë me mua”.

Në aktakuzë thuhet se ai me këtë veprim e ka penguar personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, detyrë kjo e autorizuar në bazë të ligjit. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

VLEN: Tetova dhe Prizreni lidhen me energji, sjellim interkoneksionin historik

VLEN në një kumtesë për media thotë se nën udhëheqjen e tyre për herë të parë, ndërtohet interkoneksioni energjetik Tetovë–Prizren, projekt strategjik që sipas...

Komuna e Dragashit paralajmëron për rrezikun nga gjarpërinjtë – serumi antivenom i gatshëm në disa qendra shëndetësore

Komuna e Dragashit u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm ndaj rrezikut të kafshimeve nga gjarpërinjtë, sidomos gjatë muajve të verës (maj–shtator),...

Lajmet e Fundit