23.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shtator, 2024

Rahoveci dhe Kovraga ende kanë toka që presin të bëhen plantacione

Mbi 2 mijë hektar me vreshta lulëzojnë çdo pranverë e vjelën çdo vjeshtë në Rahovec. Janë vet këto vreshta që komunës së Rahovecit ia dhanë identitetin e prodhimit të rrushit. Plantacionet me hardhi të rrushit t’i zë syri në çdo anë, por ky kultivim tashmë është tradicional në Rahovec.

Pemtari Nysret Shala nga fshati Zoqisht tani është në fazën e fundit të vjeljes së rrushit, ai thotë se ky vit ka sjell prodhim te mjaftueshëm.

“Ky vit ka qenë me temperatura ekstreme të larta, reshjet kanë qenë të vona, përkundër këtyre kushteve klimatike ky vit ka qenë shumë i bereqetshëm”.

Në Rahovec dhe në fshatrat për rreth janë më shumë se tre mijë kultivues të rrushit, të cilët për gjatë muajit shtator mëngjesi dhe mbrëmja i zë në vjelje, e me punë intenzive ata arrin t’i sjellin në treg lloje të ndryshme të rrushit.

“Unë kam filluar me ngrit plantacionin me 50 ari edhe kam filluar me i rrit sipërfaqet për momentin i kam 2 hektar me vresht po mendoj që vitin e ardhshëm ta rris deri në 5 hektar, por si qëllim e kam që duhet me ndryshuar sistemin e kultivimit të hardhisë së rrushit prej këtij konvencional që është në kultivimi të hardhisë së rrushit në serë, ajo ndikon që të ulen investimet për fuqi punëtore, dmth kërkohen shumë ma pak angazhim, rendimenti është shumë i lartë”, shtoi ai.

“Rrushi përveç që shfrytëzohet për verëra dhe për konsum ditor nga rrushi arrijmë që t’i realizojmë edhe disa produkte të tjera si fara e rrushit për medikamente të ndryshme”,pohoi Shala.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shija e rrushit të Rahovecit ka arritur edhe në vendet e Evropës. Dërgesa e parë prej 1500 kg ka arritur në Zvicër, e për eksport po synohet edhe Gjermania.

“Fatmirësisht falë kualitetit që e kemi pas këtë vit kemi pas kërkesa edhe për eksport edhe duke ju falënderu edhe pikave grumbulluese fillimisht të eksportojmë 1500 kg, pas një jave prapë me sasi të njëjtë …por po planifikojmë që vitin tjetër të kemi edhe më shumë kërkesa për eksport dhe të kemi më shumë kontrata …që ta eksportojmë një sasi të konsiderueshme të rrushit në BE“, deklaroi ai.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Këtë vit kemi eksportu në Zvicër fillimisht, javën që vjen kemi me eksportu në Gjermani, po shpresojmë që të kemi ende sasi të rrushit sepse kërkesat janë të vazhdueshme dhe po shpresojmë që këtë vit ta përmbyllim me një sukses të mirë“, tha Shala.

Shala thotë se eksporti është vendimtar edhe për ngritjen e plantacioneve të reja. Ai shton se gjenerata e mesme është e interesuar që t‘i zgjeroj sipërfaqet e hardhive të rrushit, por duhet ndryshuar edhe mënyra e prodhimit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Gjeneratat e mesme kanë interesim që t’i rrisin plantacionet e reja por nëse arrihen që përmes këtyre pikave grumbulluese të rrushit që të kontraktohen besoj që kanë m u rrit sipërfaqet por duhet ndryshuar sistemi nga ky konvencional në plantacione te reja edhe besoj që do të jemi shumë ma të kënaqur dhe do të kemi një prodhim shumë ma cilësor”, tha ai.

Rahoveci nuk ka sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore ato që janë, janë të menaxhueshme të punueshme por akoma kemi plantacione të përshtatshme për me ngrit plantacione të reja të rrushit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ashtu si rrushi në Rahovec, edhe kultivimi i mollës ka zënë vend në Kovragë të Istogut.

Plantacionet e mollëve ishin këtu edhe gjysmë shekulli më parë. Më vonë të njëjtat sipërfaqe u zëvendësuan me patate, por luhatjet e çmimeve në treg bënë që Kovraga prapë t’i kthehet mollës.

“Në Kovragë ka ndikuar sepse ne gjatë viteve të 50 – ta deri në vitet e 70 – ta kemi pas pemishte tradicionale në sistem të lirë dhe një kohë mbërriti situata që prodhimet e perimeve, si patatja, speca, lakra ta kenë çmimin ma të favorshëm dhe i kemi hequr pemishtet e vjetra. Jemi kthye nw patate, por pas luftës çmimi i patates u ul dhe u dashtë me bo një ndryshim në bujqësi dhe u kthyem në pemishte intensive“, tha Agim Blakaj.

 

Në këtë fshat shtrihen 120 hektar me mollë, të cilat punohen nga 14 kultivues, por nuk arrihet që të mbulohen kërkesat e tregut tonë.

“Kovraga i ka kultivues pak më të mëdha i ka diku 14 kultivues me sipërfaqe 120 hektar përgjithësi, unë kam sipërfaqe dhjetë hektar me mollë dhe një me kumbull. Ky vit për prodhuesit e Kovrages është pak më i dobët se vitin e kaluar…Këtë vit lule ka pas ma pak”, tha ai.

“Në treg te na kryesorja është kualiteti, nëse përkushtohesh edhe e bon kualitetin qysh e kërkon tregu nuk ka problem për shitje, dihet fakti se në Kosovë kemi importim shumë të madh të mollës sepse ka mungesë të prodhimit tonë, prandaj nuk e kemi problem tregun“, shtoi ai.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Secili banor i Kovragës e din se çfarë kujdesi duhet ofruar ndaj mollës, madje njëri nga kultivuesi më të mëdhenj të këtij fruti Agim Blakaj thotë se të rinjtë mund të fitojnë lirinë financiare nga rritja e mollës.

“Po jam i bindur që munden me ja dal sepse të gjithë të rinjtë e fshatit kanë njohuri në kultivimin e mollës dhe ata vazhdojnë me punuar por jo rregullisht, por këtë punë e shohin si me rrezik dhe ashtu është sepse fatkeqësisht natyrore ne bujqësi janë të rënda”, tha ai.

Rahoveci dhe Kovraga ende kanë toka që presin të bëhen plantacione nga vet banorët, por ata kërkojnë mbështetje më të madhe institucionale./rtk/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit rishpallë tenderin për shërbimet juridike të përfaqësimit të saj në organet e gjyqësorit

Komuna e Prizrenit sërish ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve juridike lidhur me përfaqësimin e saj në organet e gjyqësorit. Në njoftimin...

Tragjike në Has: Banesa përfshihet nga zjarri, vdesin nënë e bir

Nënë e bir kanë humbur jetën tragjikisht gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit, në Shqipëri. Viktimat...

Lajmet e Fundit