Rahoveci fiton superderbin ndaj Besa Famgas

Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Besa Famgasit me rezultat 35:30.

“Vreshtarët” ishin në epërsi që nga fillimi. Në pjesën e parë epërsia e vendasve shkoi deri në katër gola, por pejanët u afruan në një gol në fund të pjesës së parë, 16:15.

Në fillim të pjesës së dytë Besa Famgas barazoi 17:17. Më pas humbi disa mundësi për barazim tjetër. Dhe gabimet e Besës i shfrytëzuan vendasit që nisën shkëputjen në më shumë gola. Në 15 minutat e fundit epërsia e Rahovecit ishte më e lartë.

Arbër Curri u shqua me pritje të shumta te Rahoveci në pjesën e dytë. Në pjesën e parë formë të mirë tregoi Arti Luzha. Më efikasi te vendasit ishte Victor Alonso me 13 gola, shtatë prej tyre nga penalltia. Alban Haziri i shënoi gjashtë gola e pesë i kishte Arbios Mushkolaj.

Besës nuk i kryen punë pritjet e shumta të Mursel Memetit. Më efikasi ishte Olsi Mulaj me gjashtë gola. Nga pesë i kishin Jon Vokshi e Ardit Tafilaj.

Rahoveci ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje. Besën e mposhti për herë të dytë. Besa Famgas ka bilanc prej katër fitore e dy humbje. Të dy skuadrat i kanë nga dy ndeshje më pak të luajtura.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të enjten, Prishtina fitoi 39:36 ndaj Llapit.

Oltion Beshiri i kishte 11 gola për Prishtinën, katër prej tyre nga penalltia. Enis Kuleta kontribuoi me nëntë gola, derisa tetë i kishte Albi Gjuka. Ardi Halili realizoi tetë gola për llapjanët, derisa nga shtatë i kishin Luigj Kolaj e Arbër Neziri.

Prishtina ka pesë fitore e tri humbje. Llapi pësoi humbjen e katërt, ndërsa i ka edhe dy fitore.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit