Rahoveci kërkon lirimin e Haradinajt

Rahoveci kërkoi sot lirimin e Ramush Haradinajt nga Franca.

Kryetari i Degës së AAK-së në këtë qytet, Smajl Latifi, tha se ish- kryeministri Haradinaj, po mbahet padrejtësisht në Francë.

“Kërkojmë nga autoritetet franceze që ta lirojnë mënjeherë”, tha latifi në protestën e organizuar në Rahovec.

Kryetar i Komunës, Idriz Vehapi, tha se ndërkaq se, Ramush Haradinaj, asnjëherë nuk i është shmangur drejtësisë.

“Gjithmonë ka dëshmuar luftën e drejtë të UÇK-së”, tha Vhapi. Lirimin e Haradinajt e kanë kërkuar edhe bashkëluftetarët e tij nga ky qytet.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, që nga 4 janari është ndaluar nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë./TVPZ/

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit