33.2 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025

Rahoveci shënon Ditën e Qendrës së Kulturës

Në Shtëpinë e Kulturës që mban emrin e heroit Mensur Zyberaj, të dielën është shënuar Dita e Qendrës së Kulturës në Komunën e Rahovecit.
Të pranishëm në akademi solemne ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, zyrtarë të OVL e UÇK-së dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Kryetar i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka potencuar se po e shënojmë sot një nga ditët e krenarisë sonë të madhe: Ditën e Qendrës së Kulturës, e cila e mban një emër të veçantë: Mensur Zyberaj. “Një emër ky, që bashkë me shumë të tjerë bëri të mundur lirinë tonë, bëri të mundur që ne ta gëzojmë edhe këtë qendër kulturore, t‘i gëzojmë shkollat, universitetet, institucionet, t’i gëzojmë tokat tona.

Një emër që bëri të mundur që ne ta gëzojmë Republikën e Kosovës”, ka thënë Vehapi. Ndërkaq drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica, ka thënë se hapësirat e kësaj vatre kulturore përveç sallës së kinemasë ekziston edhe galeria e arteve në të cilën ekspozohen punime të ndryshme nga arti pamorë, duke përfshirë ekspozita personale deri tek ato kolektive.

“Kjo Qendër e Kulturës është një institucion kulturor në Rahovec, në të cilën përformojnë grupe të ndryshme artistike dhe muzikore. Shfaqjet e para të këtij teatri janë punuar kryesisht nga artist amator, entuziast të talentuar, të ndihmuar nga artistët profesional nga teatrot e Kosovës dhe Shqipërisë, ku ne shpresojmë që në një të ardhme të afërt ky teatër, do të pasurohet me kuadro të reja profesionale”, ka thënë Shtavica.

Më Shumë

Dëgjimi i parë buxhetor në Rahovec nis me gratë e suksesshme të Krushës së Madhe

Komuna e Rahovecit ka nisur ciklin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2026 me mbajtjen e takimit të parë në Krushë të Madhe, ku u...

Liria dominon miqësoren ndaj Drinit të Bardhë – fiton 4:1 në Prizren

Liria ka shënuar një fitore të merituar në miqësoren e zhvilluar të mërkurën pasdite në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, duke mposhtur Drinin e...

Lajmet e Fundit