17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Rahoveci triumfon ndaj Bashkimit

Rahoveci pas dy vazhdimeve ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me shifrat 102:94 (16:19, 15:21, 26:17, 23:23, 8:8, 14:6), në kuadër të javës së 26-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, kurse 10 minutat e parë përfundojnë me shifrat 16:19.

Por, në periodën e dytë mysafirët ishin më të mirë, duke pasur epërsi konstante, derisa pjesën e parë arritën ta përfundojnë në të mirë të tyre 31:40.

Pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë më mirë e nisën vendasit, që arritën të barazojnë shifrat në 42:42, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 57:57.

Lojë tërësisht e barabartë u zhvillua në 10 minutat e fundit, me shumë rikthime, por pa fitues dhe ndeshja shkon në vazhdime, 80:80. Por, as pas 5 minutave shtesë nuk kishte fitues, me të dy skuadrat që shënuan nga tetë pikë. Megjithatë, në vazhdimin e dytë, Vreshtarët nuk lëshuan pe, ku Darell Davis udhëhoqi sërish vendasit, që triumfuan në fund 102:94.

Te Rahoveci u dalluan Ed Daniel me 23 pikë e 10 kërcime, Altin Morina me 14 pikë, 11 kërcime e 9 asistime dhe Darell Davis me 33 pikë, ndërsa te Bashkimi u dalluan Obinna Oleka me 25 pikë e 19 kërcime, Julian Hamati me 10 pikë e 15 kërcime dhe Milos Latkoviq me 22 pikë, 7 kërcime e 8 asistime.

Rahoveci ka 17 fitore dhe 9 humbje, ndërsa Bashkimi 11 fitore dhe 15 humbje.

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Lajmet e Fundit