13.9 C
Prizren
E enjte, 24 Prill, 2025

Rama: Kosova pranoi me mençuri, tani Serbia të veprojë njësoj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në median sociale X, thekson se nuk mund ta fshehë kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel.

“Kosova është në një pozitë shumë më të mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor – një hap shumë domethënës përpara”.

Sipas tij, është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë.

“Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonesë. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare”.

Për numrin një të Qeverisë duhet t’i thuhet mjaft muhabeteve të vjetra dhe të rrezikshme.

“Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra ‘o të gjitha o asgjë’. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Evropës”.

Ai këmbëngul se ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë.

“Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara”, është thirrja e fundit e Ramës.

Kryeministri nuk humbi aspak kohë duke e përgëzuar publikisht homologun e tij kosovar, Albin Kurti, lidhur me pranimin e një plan-propozimi të ri evropian, sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – një ditë më parë

Rama shkroi se zgjidhja debllokuese e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe përmes instrumenteve të vetë-menaxhimit si kornizë për negociatat e ardhshme.

“Ky është me të vërtetë një moment historik i rëndësishëm”, shkruan kryeministri. “Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të demonstrojnë lidership dhe të punojnë ngushtë me partnerët tanë perëndimorë për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Themelore për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme”.

Më tej, ai cek edhe për rajonin, ku nuk ngurron të thotë se Ballkani Perëndimor meriton paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për një të ardhme të përbashkët, më të mirë, në vend të konflikteve, lojërave të fajësimit dhe pengesave që na dëmtojnë të gjithëve.

“20 minuta secili” – Kurti e Vuçiç përfundojnë takimet me Macron, Scholz e Meloni
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e presidenti i Serbisë, Aleksnadër Vuçiç, në Bruksel ditën e djeshme i kanë takuar ndarazi, udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të krerëve të 27 vendeve anëtare të BE-së të enjten në kryeqendrën evropiane në Bruksel.

I pari i cili takoi kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ishte kryeministri Kurti.

Takimi zgjati rreth 20 minuta.

Pas largimit të Kurtit, në sallën brenda hotelit ku u mbajt takimi, hyri presidenti Vuçiç.

Vuçiç, njëjtë si Kurti, takoi Scholz, Macron e Meloni.

Edhe takimi mes tyre zgjati rreth 20 minuta.Albanian Post

Më Shumë

Iu gjet marihuanë në veturë, arrestohet në Vërmicë një shtetas i Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të shtunën në pikëkalimin kufitar në Vërmicë si i dyshuar për posedim të narkotikëve. Sipas policisë të dyshuarit i...

Kryetari i Dragashit premton mbështetje për fermerin e prekur nga zjarri në Blaç

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga zyrtari komunal Vetim Ramadani, vizitoi sot në orët e hershme të mëngjesit deponë e...

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit