6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ramadani: Thaçi e futi Kosovën në një tunel!

Burim Ramadani AAKEdhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ndonëse në zgjedhjet e fundit nuk ka arritur që të fitojë mjaftueshëm vota që të jetë pjesë e legjislacionit të ardhshëm, ka ironizuar me një postim të kryeministrit në largim, Hashim Thaçi në Facebook.
Lexojeni të plotë shkrimin e tij në Facebook:

Vërtetë ka dritë në fund të tunelit – ndryshimi rrënjësor

Të dashur miq,

Është e vërtetë që të gjithë po shohim dritën në fund të tunelit. Marrëveshja e 10 qershorit është shpresa për forcimin e shtetit dhe demokracisë.

Kryeministri në largim, z. Thaçi paska përmendur dritën në fund të tunelit. Normalisht! Edhe ai tashmë po e sheh se këtij vendi dhe populli mund t’i kthehet shpresa, mund t’i kthehet mundësia për jetë më të mirë dhe për barazi para ligjit. Edhe ai tashmë duket se po bindet se largimi i tij nga Qeveria është çështje e kryer.

Për shtatë vjet me radhë, ishte pikërisht z. Thaçi dhe qeveria e tij që futi Kosovën në një tunel. Dëmtoi dukshëm demokracinë, shkatërroi shpresën e qytetarit, shkeli plotësisht konceptin e barazisë para ligjit, rriti korrupsionin, bashkëjetoi me krimin e organizuar, dekulturalizoi vendin, zhvelftësoi arsimin, infektoi shëndetësinë dhe izoloi Kosovën.

Prandaj, ndryshimi rrënjësor që po vjen është drita në fund të tunelit. Qeveria e duarve të pastra dhe rendit e ligjit. Ky është ndryshimi.

Burim Ramadani
Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së

Më Shumë

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Lajmet e Fundit