12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Ramsey drejt Liverpoolit

Aaron Ramsey pritet të rikthehet në Angli pas dy sezoneve në Itali, me skuadrën e Juventusit. Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të martën se Ramsey ka gjasa të mëdha që në fund të sezonit të transferohet te Liverpooli.

Kampioni në fuqi i Anglisë, po e sheh Ramseyn si mesfushorin e duhur për ta zëvendësuar holandezin Georginio Wijnaldum që do të largohet nga Liverpooli këtë verë si futbollist i lirë.

Liverpooli është i gatshëm të bëjë ofertë për Ramseyn, i cili nuk bën plane në ekipin e Juventusit për sezonin tjetër. Për uellsianin, Juventusi po kërkon rreth 30 milionë euro pasi Ramsey ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë edicion, Ramsey ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime në 26 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat. Ai te Juventusi u transferua në vitin 2019 si lojtar i lirë.

Më Shumë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Drenocë, pritet rënie e presionit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt të shkaktuar në rrjetin transportues të ujit në fshatin Drenocë të Malishevës. Sipas njoftimit,...

FBK sqaron skenarët: Si vendoset vendi i katërt dhe mbijetesa në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku...

Lajmet e Fundit