0.4 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Rashiti: Ja pse marrëveshja e opozitës është në pajtim me Kushtetutën

naim reshitiAnalisti Naim Rashiti ka thënë se Presidentja Jahjaga do ta shkelte Kushtetutën nëse mandaton Thaçin, për të krijuar qeverinë, pas marrëveshjes së liderëve të opozitës
Më poshtë mund të lexoni postimin e Rashitit në Facebook.

Kushtetuta e thotë qartë:

“Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republike?s se? Kosove?s i propozon Kuvendit kandidatin pe?r Kryeministe?r, ne? konsultim me partine? politike ose koalicionin qe? ka fituar shumice?n e nevojshme ne? Kuvend pe?r te? formuar Qeverine?.”

Shumicë e nevojshme llogaritet 61 ose më shumë vende në Kuvend. Në asnjë mënyrë kjo nuk mund të interpretohet si partia e cila ka marrë më shumë vota në zgjedhje, nëse e njëjta nuk i ka të paktën 61 vota në Kuvend. Përkundër praktikës së instaluar nga Presidenti Sejdiu që mandatari i qeverisë të nominohet përpara se zyrtarisht të arrihet shumica në Kuvend, fakti që Lëvizja Vetëvendosje e ka përkrahur LDK-në për të formuar qeverinë e ndryshon rrënjësisht situatën. Kësisoj, është krejtësisht e mundur që partia apo koalicioni më i madh, që nuk e ka shumicën në Kuvend, të mos e marr mandatin as për herën e parë.

Pas kësaj situate të krijuar, Presidentja do të bënte shkelje kushtetuese nëse do ta mandatonte Hashim Thaçin për kryeministër përpara se ky i fundit të dëshmoj, me marrëveshje koalicioni, se e ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

Më Shumë

Avokati Besnik Berisha mbi dyshimet për vjedhje votash brenda partive: Hajnat në burg, rinumërim gjithandej

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas autorizimit nga Prokuroria në Prizren për hetime të vjedhjeve të votave brendapartiake, ku më së shumti rezulton të...

Totaj konfirmon pranimin e propozimeve të LDK-së për drejtorë të Ekzekutivit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka konfirmuar se ka pranuar zyrtarisht emrat e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për pozitat...

Lajmet e Fundit